Në ditën e tretë të qëndrimit në UKZ studentët e Universitetit ZUG të Zvicrës, nën udhëheqjen e zyrtares për marrëdhënie më jashtë dhe nënë shoqërimin e studentëve të UKZ- së kanë vazhduar vizitat nëpër institucione arsimore.
Fillimisht kanë vizituar dy Institucione Parashkollore në Gjilan ku kanë takuar drejtueset e tyre dhe kanë pasur rasti të shohin punën e edukatoreve me fëmijët nga mosha më e vogël e deri te niveli parashkollor.
Gjatë ditës studentët zviceran dhe ata gjilanas, kanë mbajtur punëtorinë me temë ” Strategjitë e Arsimit -krahasime” , ku studentët e Universitetit ZUG kanë folur për strategjitë e arsimit në Zvicër ndërsa studentët e Universitetit “Kadri Zeka” kanë folur për strategjitë në vendin tonë.
Më pas studentët zviceran kanë vizituar Drejtorinë e Arsimit në Gjilan ku janë pritur nga drejtori Nazim Gagiza dhe bashkëpunëtorët e tij. Drejtori Gagica pasi ka falënderuar studentët për vizitën, i ka njoftuar ata rreth punës, respektivisht rreth sistemit arsimor në Gjilan.
Më pas studentët zviceran kanë pasur një vizitë edhe në Shkollën Fillore “Selami Hallaqi”, ku nga drejtori i shkollës janë njoftuar për funksionimin dhe në përgjithësi për aktivitetet e shkollës.
Në ndërkohë studentët e Universitetit të ZUG, kanë vizituar Kabinetin e Arteve dhe atë të Muzikës, për të parë konkretisht se si zhvillohet procesi mësimor në UKZ.
Studentët si janë shprehur të entuziazmuar me procesin mësimor të UKZ-së. Ata kanë thënë se asgjë sa i përket mësimdhënës nuk e dallon Universitetin e ZUG-ut me këtë të UKZ-së. Sipas tyre, relacioni mësimdhënës-studentë në Universitetin “Kadri Zeka’ është i shkëlqyeshëm.
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan