Studentët e Universitetit të Cyrihut vizitojnë UKZ

12 Shtator, 2023

Përfaqësues të Fakultetit të Edukimit të Universitetit të Cyrihut të udhëhequr nga profesorët Peter Holzwarth dhe Nexhat Maloku së bashku më disa studentë po ashtu të Universitetit të Cyrihut, kanë qëndruar në Universitetin Publik “Kadri Zeka”. Ata janë pritur nga Fitore Malaj drejtoreshë e Zyra për Shkencë, Zhvillim Akademik dhe Cilësi  në UKZ, e cila ju ka dëshiruar mirëseardhje dhe i ka falënderuar përfaqësuesit e Universitetit të Cyrihut për vizitën në Universitet.

Ndërsa studentete zviceran janë interesuar për sistemin arsimor, për kulturën shqiptare, për traditat tona dhe në përgjithësi për jetën kosovare.

Ndryshe disa student nga Universiteti i Cyrihut po qëndrojnë në Gjilan në kuadrin e një vizite studimore organizuar nga Shkolla e larte Pedagogjike ne Cyrih, gjegjësisht nëpër shkollat fillore të kësaj komune ata mbajnë praktikën profesionale, ku njëherësh janë të vendosur nëpër familjet Gjilanase.