Studentët e Universitetit Publik “Kadri Zeka” shënojnë 1 Qershorin-Ditën e Fëmijëve

1 Qershor, 2018

Me rastin e 1 Qershorit, Ditës  Ndërkombëtare të Fëmijëve, studentët e Fakultetit të Edukimit dhe të Fakultetit Juridik  të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan kanë organizuar aktivitete të ndryshme.

Studentët e Fakultetit të Edkimit në oborrin e Universitetit  kanë organizuar ekspozitë, ku nënë udhëheqjen e profesorit Ahmet Ibrahimi,  kanë  prezantuar punimet dhe kreativitetet e tyre të punë dorës, nga program i fushave të artit.

Dekani i Fakultetit të Edukimit Januz Dërvodeli  së bashku me profesorët  tjerë , kanë parë nga afër punimet e  ekspozitës, ku njëherësh kanë  përgëzuar studentët për kreativitetin e tyre, derisa kanë uruar të gjithë fëmijët kudo që janë për  ditën e tyre.

Ekspozitën  e kanë vizituar edhe  disa fëmijë të Institucioneve  Parashkollor në Gjilan të cilët janë nda tejet të kënaqur nga ky organizim.

Ndërsa studentët e Fakultetit Juridik të vitit të IV-të, Moduli Kushtetues,  lënda  Filozofia e së Drejtës, nënë udhëheqjen e profesorit Flamur Hyseni,  para stafit akademik e administrativ dhe familjarëve , kanë prezantuar projektin  hulumtues me temën: “Të drejtat e fëmijëve, sfidat në njohjen dhe respektimin e tyre”.