Studentët e Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, në 10-vjetorin e UKZ-së kanë vizituar kullën e atdhetarit Kadri Zeka

6 Mars, 2023

Studentët e  Universitetit Publik ‘Kadri Zeka” në Gjilan, në vazhdën e aktiviteteve të shënimit të dekadës së parë të UKZ-së, kanë vizituar kullën e Heroit tonë kombëtar Kadri Zeka, ku janë pritur nga familjarët e tij kryesuar nga  Zenun Pajaziti. Gjatë kësaj vizite studentët kanë pasur rastin të ndajnë përvojat e tyre studentore nga UKZ dhe njëherësh të dëgjojnë për jetën dhe veprën e heroit Kadri Zeka, emrin e të cilit e mban Universiteti ynë.

Ndër aktivitete tjera që janë paraparë për të shënuar përvjetorin e themelimit të UKZ-së, PS do të organizojë një tryezë diskutimi mes Parlamentit Studentor të UKZ-së, Parlamentin Studentor të Universitetit të Mitrovicës dhe Parlamentin Studentor të Gjakovës ku do të  bashkëbisedohet rreth asaj se çfarë kemi arritur deri sot dhe se çfarë do të ishte në dobi të procesit akademik për të pasur sa më shumë rezultate reale pozitive gjatë viteve në vijim në zhvillimin e Universitetit.

Në ndërkohë është organizuar edhe turneu në futboll, i cili mblodhi  9 ekipe në të cilat garuan mes vete për vendin e parë, të dytë dhe të tretë.