STUDENTËT E UKZ VIZITË STUDIMORE NË UNIVERSITETIN ZUG TË ZVICRES

19 Dhjetor, 2022

Studentët e Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, nën udhëheqjen e Rektorit Prof. Dr. Bajram Kosumi si dhe Prorektorit për Bashkëpunim Ndërkombëtar Prof. Asoc. Dr. Dukagjin Leka, po qëndrojnë për një vizitë studimore një javore në Universitetin PH ZUG të Zvicrës. Studentë të UKZ që po vijojnë javën e shkëmbimit në PH ZUG, janë pritur nga studentët e PH ZUG dhe janë vendosur nëpër familjet e studentëve zviceran, të cilët vetëm dy muaj më parë kanë pritur në Gjilan kolegët e tyre-studentët nga PH ZUG.

Në vizitën e tyre studimore, studentët e Universitetit tonë të shoqëruar edhe nga studentët e Universitetit ZUG, do zhvillojnë aktivitete të përbashkëta, takime e vizita edukative-arsimore, por do të kenë  edhe vizita të tjera në qytet.

Ky projekt me PH ZUG është një nga projektet më të suksesshme të UKZ-së, sepse në vetvete ka përveç komponentë akademike edhe komponentë sociale dhe ndërkulturor për studentët e dy universiteteve.

Ju rikujtoj se në tetor 2022, 10 studentë nga PH ZUG kanë qëndruar në UKZ për një javë, duke pasur një agjendë mjaft të larmishme akademike dhe sociale.

Kjo vizitë do të jetë edhe një mundësi e re për të ngritur nivelin e bashkëpunimit, ku nga projekti i ri i fituar mes UKZ-së dhe  PH ZUG, do të fillohet edhe me shkëmbimin e stafit të dy Universiteteve.