Studentët e UKZ-së shënojnë 1 Qershorin Ditën e Fëmijëve

1 Qershor, 2023

Me rastin e 1 Qershorit, Ditës  Ndërkombëtare të Fëmijëve, studentët e Fakultetit të Edukimit   në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan kanë organizuar aktivitete të ndryshme.

Studentët kanë organizuar ekspozitë, ku nënë udhëheqjen e profesorit Ahmet Ibrahimi, kanë  prezantuar punimet dhe kreativitetet e tyre të punë dorës, nga program i fushave të artit.

Stafi i Fakultetit të Edukimit në UKZ ka parë nga afër punimet e  ekspozitës, ku njëherësh kanë  përgëzuar studentët për kreativitetin e tyre, derisa kanë uruar të gjithë fëmijët kudo që janë për  ditën e tyre.

Ekspozitën  e kanë vizituar edhe  disa fëmijë Institucioneve parashkollore të komunës sonë, të cilët janë nda tejet të kënaqur nga ky organizim. Njëherësh pikërisht për fëmijët, studentët kishin përgatitur edhe një koktej ku nga shtëpitë e tyre kishin sjellë gatime tradicionale dhe ëmbëlsira të ndryshme.