Studentët e UKZ-së pjesëmarrës të programit Young Innovators 2024 i ka vizituar Rektori Dërmaku

24 Prill, 2024

Rektori i Universitetit Publik ”Kadri Zeka” në Gjilan Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku së bashku me rektorin e Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Asoc. Dr. Mentor Alishani, vizituan studentët të cilët po marrin pjesë në programit Young Innovators 2024 në ITP Prizren.

Me ketë rast Rektori Dermaku  tha se kreativiteti dhe inovacioni i studentëve të UKZ-së është për çdo lëvdatë, andaj dhe përkrahja jonë nuk mungon asnjëherë. Ai inkurajoi studentët e pranishëm që të vazhdojnë rrugën e tyre dhe uroi për sukses të gjithë ekipet pjesëmarrëse në program.

Gjatë kësaj jave, ekipi nga Universiteti Publik “Kadri Zeka”, përfaqësuar nga Erlete Baliqi, Eda Rina Shabani dhe Blinera Maliqi, prezantuan punën e tyre më të fundit mbi platformën “EcoSwap”.

Young Innovators Program është programi më i madh nder-universitar në Kosovë, i realizuar në bashkëpunim me 10 universitete dhe kolegje publike e private, mbështetur nga GIZ Kosovo @ITP Prizren.