Erleta Halimi, Erjona Huruglica dhe Kastriot Kadriu, studentë të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, janë fitues të bursës 10 mujore, pjesë e mobilitetit të Projektit GreenTechWB, për studime në universitetet partnere të projektin Erasmus Mundus.
Universiteti ynë ka marrëveshje më programin e Erasmus+ Mobility të Komisionit Europian, që ka për qëllim krijimin e mundësisë së shkëmbimi të studentëve për studimet themelore dhe post-diplomike dhe mobiliteti t të stafit akademik për mësimdhënie.
Erleta Halimi studente e Fakultetit Ekonomik , ka fitua për të studiuar në Universitetin Ekonomik në Katovicë të Polonisë.
Kastriot Kadriu student i Shkencave Kompjuterike, do të studioj për 10 muaj në Universitetin e Teknologjisë dhe Metalurgjisë (në fushën e Informatikës) në Sofia të Bullgarisë.
Erjona Huruglica studente e Fakultetit Ekonomik ka fituar bursën për të studiuar po ashtu 10 muaj në universitetin e Lubjanës të Sllovenisë.
Studentët bursistë thonë është kënaqësi që iu është dhënë rasti të jenë ndër studentët tjerë nga Universiteti “Kadri Zeka” për të ndjekur studimet në universitetet Evropiane.
Ata kanë falënderuar drejtuesit e Universitetit tonë, të cilët kanë mundësuar që ata tashmë do të mundë të realizojnë ëndrrën studentore.
Studentët thonë se kjo është një mundësi shumë e mirë për të pasuruar studimet e tyre me përvojën e institucioneve arsimore perëndimore; njohjen e një kulture të re; ndërlidhjen me mësimdhënësit dhe studentët, si edhe përmirësimin e kompetencave individuale, si p.sh gjuha e huaj, komunikimi, marrëdhëniet ndërpersonale etj., që është vlerë e shtuar krahas studimeve të realizuara në vendin tonë.
Në ndërkohë në kuadër të mobilitetit të stafit akademik, në Universitetin “Kadri Zeka” do të qëndrojë prof. Elena Perez Carrillo nga Universiteti i Leonit (Spanjë).
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan