Studentët e FSHK-së të UKZ-së do të realizojnë projekte për digjitalizimin e komunës së Gjilanit

3 Shkurt, 2023

Rreth 15 studentë të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të Universitetit Publik “Kadri Zeka”  do të realizojnë projekte për digjitalizimin e komunës së Gjilanit.

Kështu është vendosur me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit mes  dekanit të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike në UKZ, Artan Dërmaku dhe kryetarit të komunës së Gjilan it Alban Hyseni.

Sipas marrëveshjes në fjalë studentët nën udhëheqjen e stafit akademik të FSHK-së, do të realizojnë Databazën e Bujqësisë për fermerët e Gjilanit, si dhe projekte të ndryshme të fushës së IT-së të cilat do të ofrojnë shërbime më cilësore e më të qasshme për qytetarët.

Dekani Dërmaku e ka falënderuar kryetarin Hyseni për mundësin e dhënë ndaj studentëve, derisa ka thënë se do ta shndërrojmë Gjilanin në një qytet digjital.