Disa studentë të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, në përbërje të Erletë Baliqi, Blendi Limoni, Avdi Ajvazi, Donesa Shala dhe Erjon Sylaj, kanë shkëlqyer në garën “Techfest Albania” që janë mbajtur në Tiranë të Shqipërisë. Kjo garë është një konkurs kodimi ku përpjekja dhe aftësitë algoritmike kanë qenë sfida për të gjithë pjesëmarrësit.
Studentët tanë pjesëmarrës në këtë garë, kanë treguar një nivel të jashtëzakonshëm të aftësive të tyre, duke përfunduar me sukses të gjitha sfidat e garës së programimit.
Në garën “Techfest Albania”, studentja Erletë Baliqi është zgjedhur për të përfaqësuar më tej Fakultetin e Shkencave Kompjuterike të Universitetit Publik “Kadri Zeka”, në garat ndërkombëtare që do të zhvillohen në Austri. Ajo do të konkurrojë kundër studentëve nga fakultetet e tjera në të gjithë botën, ku pos tjerash do të përpiqet të ndërtojë marrëdhënie dhe kontakte të reja në fushën e shkencave kompjuterike. UKZ i dëshiron suksese në garat ndërkombëtare studentes Erleta Baliqi!
Ky sukses i studentëve tanë është një tregues i pasionit dhe aftësive të shkëlqyera të tyre, derisa UKZ është krenar që ata përfaqësojnë cilësinë e Universitetit tonë, duke na sjellur suksese të jashtëzakonshme.
Ndryshe Gara “Techfest Albania” është organizuar nga Engage Technology, bashkëpunimi i Kompanisë Austrian Business Agency (ABA) dhe WKÖ.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan