Studentët e fakultetit Juridik të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, janë njoftuar me punën e zyrtarëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës, respektivisht Akademisë së Kosovës për Siguri Publike.
Kështu sot në kuadër të ligjëratave në lëndën Kriminologjia me Penologji, mbajtur nga Prof. Ass. Dr. Fatmire Krasniqi, është organizuar një ligjëratë nga ana e përfaqësuesit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Msc. Nebi Halili dhe Prof. Ass. Dr. Ferid Azemi nga Akademia e Kosovës për Siguri Publike , të cilët kanë prezantuar hulumtimin me temën: “Ndikimi i ambientit të burgut në ndryshimin e sjelljeve të të burgosurve: Studimi i të burgosurve në Kosovë dhe Finlandë”.
Ky prezantim lidhet drejtpërsëdrejti me lëndën e Penologjisë, e cila ligjërohet në semestrin e shtatë të vitit të katërt në Fakultetin Juridik të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan