Studentë të UKZ-së vizituan Gjykatën Themelore në Gjilan

18 Nëntor, 2021

Një grup studentësh të Fakultetit Juridik të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në  Gjilan, vizituan Gjykatën Themelore.

Kjo vizitë është realizuar në kuadër të programit mësimor nga lënda “E drejta e procedurës penale”, të cilën e ligjëron Prof. Ass. Dr. Albulena Hajdari – Krasniqi, ku studentët patën rastin të ndjekin zhvillimin e një seance gjyqësore në Gjykatën Themelore në Gjilan, Departamenti i Përgjithshëm.

Studentët u pritën nga kryetari i Gjykatës z. Ramiz Azizi dhe gjyqtari z. Rilind Sermaxhaj, të cilët i kanë njoftuar ata me mënyrën e funksionimit dhe me kompetencat e Gjykatës Themelore në Gjilan në kuadër të sistemit shtetëror të Kosovës, me mënyrën e zgjedhjes së gjyqtarëve të Gjykatës dhe me procesin e vendimmarrjes. Ndër të tjera gjatë takimit studentët nënë udhëheqjen e Prof. Ass. Dr. Albulena Hajdari Krasniqi,  janë njoftuar për të rejat që ka sjellë reformimi i sistemit gjyqësor, ndërkohë që kanë vizituar objektin e gjykatës dhe janë  njohur me shërbimet që i ofron ajo për qytetarët e Gjilanit, me sallat e seancave gjyqësore dhe panë se  ku dhe si operojnë departamentet brenda gjykatës.

Studentët shprehën interesimin e tyre që të informohen edhe për rrjedhën e procedurës penale, të drejtat e palëve dhe  çështje tjera që ishin në interes të tyre.