Stafi Akademik dhe studentët e Fakultetit Juridik kanë realizuar hulumtimin mbi besueshmërinë e Policisë së Kosovës në Gjilan

20 Dhjetor, 2022

Në organizim të Fakultetit Juridik të Universitetit Publik “Kadri Zeka” dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës/Drejtoria Rajonale në Gjilan, është realizuar Hulumtimi Shkencor me titull: “PROJEKTI I ANKETIMIT TË QYTETARËVE TË RAJONIT TË GJILANIT PËR BESUESHMËRINË DHE KNAQËSHMËRINË ME PUNËN E POLICISË”.

Për këtë, sot në UKZ është bërë prezantimi i hulumtimit në fjalë, ku kanë marrë pjesë menaxhmenti i UKZ-së, drejtues të Policisë së Kosovës, Përfaqësues të Forcës së Sigurisë së Kosovës, udhëheqës të Komunës së Gjilanit, përfaqësues të OSCE-së, stafi akademik e administrativ si dhe studentët të Universitetit Publik ‘Kadri Zeka”.

Hapjen dhe prezantimin e këtij aktivitetit Hulumtues Shkencor e bëri Prof. Ass. Dr. Fadil Osmani dhe nënkoloneli i Policisë Shaban Azizi. Të pranishmit në emër të Universitetit i përshëndeti Prorektorin për Mësim, Kërkime Shkencore dhe Çështje të Studentëve në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan,  Prof. Dr. Xhevdet Thaqi. Fjalë rasti në këtë organizim ka mbajtur nënkryetarja e Komunës së Gjilanit Leonora Bunjaku Morina, Drejtori Rajonal i Policisë së Gjilanit, kolonel Agron Rukiqi, si dhe Komandanti i regjimentit të parë të reagimit të shpejtë të FSK-së Nenkolonel Albert Kuqi.

Për të shpalosur një përmbledhje të punës së hulumtimit, fjalë rasti mbajti Dekani i Fakultetit Juridik Prof. Asoc. Dr. Sadik Haxhiu, ndërsa në emër të Parlamentit Studentor fjalë rasti pati studentja Leorina Guda.

Ky Hulumtim, kërkimor shkencor është përgatitur dhe realizuar nga Stafi akademik dhe Parlamentin Studentor i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës duke u bazuar në Strategjinë e Integruar mbi Policinë e Drejtuar nga Inteligjenca dhe Policimin në Komunitet 2021-2025.

Nga hulumtimi me 1.000 respondentë / të anketuar, rezultoi që Policia e Kosovës në Regjionin e Gjilanit  ka Besim dhe Kënaqshmëri të lartë (mbi 95%), shifër kjo e nxjerrur nga qytetarët e anketuar, me një gjithë përfshirje të pyetjeve, si: besimi në Policinë e Kosovës, kënaqshmëria, efikasiteti, ofrimi i ndihmës, ofrimi i informatave, sjelljet, integriteti etj..

Në përfundim të këtij aktiviteti Komuna e Gjilanit, FSK, Policia dhe institucionet tjera u zotuan se bashkëpunime të tilla me Universitetin Publik “Kadri Zeka” do të ketë edhe në të ardhmen, gjithnjë në të mirë të të gjitha institucioneve Komunale, Rajonale dhe më gjërë.