Stafi administrativ i UKZ u takua me SBASHK

18 Tetor, 2019

Në Universitetin  “Kadri Zekai” në Gjilan, sot ka qëndruar për një vizitë kryetari i SBASHK Rrahman Jasharit, zyrtari ligjor i SBASHK,  Blendor Shatri dhe Kryetari i Sindikatave të universiteteve të Kosovës,  Bardh Bardhi.

Ata janë takuar me punëtorët e Administratës së UKZ në krye me Sekretarin e Përgjithshëm Vaxhid Sadriu, i cili ju dëshiroi mirëseardhje drejtuesëve të SBASHK, derisa i njoftoi ata  me situatën në institucion, sfidat dhe mundësitë për zhvillim. Ai njëkohësisht u zotua se do e mbështesë sindikatën dhe do i pranoj sugjerimet e tyre për përmirësim në raport me të drejtat e garantuara të punëtorëve.

Kurse kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jashari, falënderoi Sekretarin për pritjen dhe organizimin.

Më pas  u zgjodhën strukturat inicuese për themelimin e shoqatës sindikale, ku të pranishëm në mbledhje ishin 23 të punësuar të rregullt në UKZ.

Minire Rexhepi u zgjodh kryetar i Këshillit Inicues, nënkryetar Refik Ibrahimi dhe anëtarë Kosovare Mushica Shabani, Kushtrim Demi, Ramize Veseli, Mensur Ajeti dhe Labinota Ramadani.

Punimet e Kuvendit Inicues u bënë në prani të kryetarit të SBASHK, z. Rrahman Jasharit, zyrtarit ligjor të SBASHK, z. Blendor Shatri dhe Kryetari i Sindikatave të universiteteve të Kosovës, z. Bardh Bardhi.