Shpresë Qamili zgjedhet Prorektor  për Mësim, Kërkime Shkencore dhe Çështje të Studentëve

2 Nëntor, 2015

Këshilli Drejtues i Universitetit “Kadri Zeka”, ne mbledhjen e mbajtur më 30.10.2015 në Gjilan, në bazë të propozimit të Rektorit Bajram Kosumi, zgjodhi Prof.Ass. Dr. Shpresë Qamili, Prorektor  për Mësim, Kërkime Shkencore dhe Çështje të Studentëve.

Shpresë Qamili,  në cilësinë e Prorektores për Mësim, Kërkime Shkencore dhe Çështje të Studentëve, mbulon aspektet e mësimit dhe çështjeve studentore.

Shpresë Qamili është Doktor i shkencave gjuhësore/ Didaktikë, Profesor Asistent i lëndës Gjuhë Angleze në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, në Fakultetin e Edukimit, Fakultetin Juridik,  Fakultetin Ekonomik dhe Fakultetin e Shkencave Kompjuterike.

Shpresë Qamili  ka qenë Koordinatore, respektivisht Dekane e Fakultetit të Edukimit në Universitetin “Kadri Zeka”, ndërsa në zgjedhjet e rregullta të UKZ-së është zgjedhur Anëtare e Këshillit Drejtues në Universitetin “Kadri Zeka”, Gjilan.

SHQ2  SHQ3