Shkolla e Mesme Ekonomike “Marin Barleti” në Gjilan ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Fakultetin e Shkencave Sociale të Universitetit publik “Kadri Zeka”, duke hapur mundësi të reja për zhvillim akademik dhe profesional të nxënësve.
Ky partneritet synon ndërtimin e një komunikimi të qëndrueshëm institucional, përmes të cilit nxënësit do të përfitojnë nga trajnime, aktivitete praktike, diskutime profesionale dhe projekte të përbashkëta. Marrëveshja gjithashtu parasheh promovimin e programeve studimore të Fakultetit dhe mbështetjen e nxënësve në procesin e tranzicionit drejt studimeve universitare.
Gjatë takimit zyrtar, Dekani Prof. Asoc. Dr. Selim Daku vlerësoi rëndësinë e bashkëpunimeve me shkollat profesionale, duke theksuar se ndërlidhja mes arsimit të mesëm dhe atij universitar krijon mundësi konkrete për përgatitje më cilësore dhe orientim më të qartë të të rinjve drejt tregut të punës dhe studimeve të mëtejshme.


+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan