Senati i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka marrë vendim që z. Lukas Mandl ti jepet titulli i nderit “Doctor Honoris Causa”
31 Dhjetor, 2022
Senati i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, në mbledhjen e mbajtur me 30/12/2022, ka marrë vendim që z. LUKAS MANDL, ANËTAR I PARLAMENTIT EUROPIAN, ti jepet titulli “DOCTOR HONORIS CAUSA”.
Titulli i nderit i jepet me këtë motivacion:
- Për kontribut te rëndësishëm në zhvillimin e marrëdhënieve njerëzore, në mbështetje dhe konsolidimin e paqes në Kosovë, në rajon dhe me gjerë;
- Për kontribut në proceset shtetformuese të Republikës së Kosovës;
- Për kontribut në avokimin e kauzës së Republikës së Kosovës në Parlamentin Evropian, në Këshillin e Evropës dhe në Bashkimin Evropian, në përgjithësi;
- Për mbështetje të pakursyer dhe avokim për njohjen ndërkombëtare të Republikës së Kosovës;
- Për përpjekjet e vazhdueshme si raportues për Republikën e Kosovës në Parlamentin Evropian dhe në Partinë Popullore Evropiane (EPP);
- Për kontribut në themelimin e Shoqatës se Miqësisë Austriako-Kosovare dhe
- Për kontribut në fushën e kulturës e të medias për përhapjen e të vërtetës së Kosovës.