Rinjoftim i ndryshimit të vendi dhe orarit të Ceremonisë për Titullin “Doctor Honoris Causa” për Shkëlqesinë e Tij, Presidentin e Republikës së Shqipërisë, z. Bajram Begaj

8 Prill, 2025

Të nderuar,

Duke iu referuar njoftimit të mëparshëm, Universiteti Publik “Kadri Zeka” dëshiron t’ju informojë se për shkak të agjendës dhe protokollit të Presidentit, ka ndodhur një ndryshim në vendin dhe orën e mbajtjes së ceremonisë solemne të ndarjes së titullit “Doctor Honoris Causa” për Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Shkëlqesia e Tij, z. Bajram Begaj.

Ceremonia do të mbahet më 11 prill 2025, në ora 10:00, në ambientet e Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, salla A34.

Ky titull i lartë akademik i jepet Presidentit Begaj në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij të çmuar në forcimin e marrëdhënieve ndërshqiptare, mbështetjen ndaj arsimit dhe zhvillimit akademik, si dhe për rolin e tij në promovimin e vlerave demokratike dhe europiane.

Pjesëmarrja juaj në këtë ngjarje të rëndësishme akademike dhe institucionale do të ishte një nder i veçantë për universitetin tonë.

 

Ju mirëpresim!