Njoftim për shtyrjen e Garës Universitare Hackathon 2026

26 Maj, 2026

🎓Për studentët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike dhe maturantët e vitit 2026

🔧 A je gati të sfidosh veten, të krijosh zgjidhje reale dhe të bashkëpunosh në një garë intensive me kolegë që ndajnë pasionin për teknologjinë?

Mos e humb ngjarjen më sfiduese të vitit – HACKATHON 2026, organizuar nga Fakulteti i Shkencave Kompjuterike në Universitetin Publik “Kadri Zeka”!

🗓 DATAT E HACKATHON-it:

⏳ Për asrye organizative, orari dhe koha e mbajtjes së garave do të shtyhen.

📌 Për datën e mbajtes së garave, do të njoftoheni me kohë!

🏆 ÇMIMET PËR FITUESIT:
🧑‍🎓 Studentë (3 anëtarë në grup)
🥇 Vendi i parë – 900€
🥈 Vendi i dytë – 600€
🥉 Vendi i tretë – 300€

🎓 Maturantë (3 anëtarë në grup)
🥇 Vendi i parë – 900€
🥈 Vendi i dytë – 600€
🥉 Vendi i tretë – 300€

📩 SI TË APLIKONI:
• Deri më: 10 Qershor 2026
• Dërgo e-mail në: [email protected], duke shënuar edhe një numër kontaktues.
• Apliko si grup (3 persona), një anëtar mund të përfaqësojë grupin në aplikim.
• Bashkangjit: Vërtetimin e studentit / Kopje e letërnjoftimit(maturant)

🎯 Çfarë të pret?
• Probleme reale të dizajnuara në stilin Hackathon
• Bashkëpunim ekipor për zgjidhje kreative
• Atmosferë inovative dhe energjike
• Mundësi për të fituar, për t’u dalluar dhe për të shkëlqyer!

🔥 Hackathon 2026 nuk është thjesht një garë, është sfidë, rritje dhe frymëzim për të ardhmen tënde!

📍 Lokacioni: Universiteti Publik “Kadri Zeka”, Gjilan
📞 Kontakto për më shumë: [email protected] | +383 280-390-112