Rektori UKZ-së ka pritur në takim kryetarin e Gjykatës Themelore të Gjilanit

14 Tetor, 2015

Rektori i Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka”, Prof. Asoc.Dr. Bajram Kosumi, ka pritur në një takim  Zyhdi Hazirin, kryetar në Gjykatën Themelore të Gjilanit. Rektori Kosumi pasi e ka falënderuar kryetarin Haziri për vizitën, ka thënë se do të  punojë që të sjellë studentë shumë të mirë, cilësor, dhe se do të zgjedh studentët meritorë për praktikë në Gjykatë.  Për ta bërë Kosovën më konkurruese, Universiteti “Kadri Zeka”,do të mbështetet në përparësitë krahasuese që i ka si qendër e edukimit të studentëve në këtë zonë të Kosovës, ka thënë pos tjerash rektori Kosumi.

Nga ana e tij, Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan, Zyhdi Haziri, pasi ka uruar rektorin Bajram Kosumi për marrjen e detyrës së re, rektor i Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka”, ka thënë se  Institucioni që ai udhëheq do të jetë i hapur për studentët të të gjitha drejtimeve që janë të interesuar për të marrë njohuri dhe përvoja të reja dhe për të kontribuar në punën e Gjykatës së vendosur në këtë qytet.

gjy2  gjy3