Rektori i Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka”, Prof. Asoc.Dr. Bajram Kosumi, ka pritur në një takim Zyhdi Hazirin, kryetar në Gjykatën Themelore të Gjilanit. Rektori Kosumi pasi e ka falënderuar kryetarin Haziri për vizitën, ka thënë se do të punojë që të sjellë studentë shumë të mirë, cilësor, dhe se do të zgjedh studentët meritorë për praktikë në Gjykatë. Për ta bërë Kosovën më konkurruese, Universiteti “Kadri Zeka”,do të mbështetet në përparësitë krahasuese që i ka si qendër e edukimit të studentëve në këtë zonë të Kosovës, ka thënë pos tjerash rektori Kosumi.
Nga ana e tij, Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan, Zyhdi Haziri, pasi ka uruar rektorin Bajram Kosumi për marrjen e detyrës së re, rektor i Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka”, ka thënë se Institucioni që ai udhëheq do të jetë i hapur për studentët të të gjitha drejtimeve që janë të interesuar për të marrë njohuri dhe përvoja të reja dhe për të kontribuar në punën e Gjykatës së vendosur në këtë qytet.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan