Rektori takon Parlamentin Studentor për t’i uruar për procesin zgjedhor

2 Prill, 2019

Rektori i Universitetit  “Kadri Zeka” në Gjilan, Bajram Kosumi ,  ka pritur në takim  kryesinë e Parlamentit të  Studentëve të UKZ-së , të prirur nga kryetari i tyre Adrian Bajrami.

Gjatë këtij takimi, Rektori Kosumi bashkëbisedoi me  studentët lidhur me progresin që është bërë së fundi në UKZ, derisa ka falënderuar këtë përbërje për bashkëpunimin e deritashëm, duke i  uruar gjithë studentët për  një proces zgjedhor të ndershëm, korrekt dhe demokratik!

Njëherësh Rektori Bajram Kosumi ka inkurajuar të gjithë studentët, që të marrin pjesë në zgjedhje dhe t`i votojnë kandidatët e tyre, që ata mendojnë se më së miri do t’i përfaqësojnë interesat e studentëve në njësitë akademike përkatëse dhe në Senatin e Universitetit

Kurse kryetari i Parlamentit Studentor Adrian Bajrami falënderoi Rektorin Bajram Kosumi për përkrahjen dhe për mundësitë që ka ofruar gjithnjë për studentët.  Ata thanë se do të jenë  gjithnjë partner dhe do të kontribuojmë për ngritjen e cilësisë në universitet. Studentët kanë kërkuar që gjatë procesit zgjedhor stafi Akademik të qëndroj larg  këtyre zhvillimeve.