Rektori takoi personelin akademik të Fakultetit Juridik

14 Qershor, 2017

Rektori i Universitetit “Kadri Zeka”, Bajram Kosumi bashkë me prorektorin Dukagjin Leka,  ka takuar personelin akademik të Fakultetit Juridik,  Dekani Sadik Haxhiu, profesorët Fejzullah Hasani, Feti Limani, Fejzullah Berisha, Berat Aqifi, asistentet, Fatmire Krasniqi, Detrina Alishani, Liridon Dalipi dhe Selim Daku.

Rektori Bajram Kosumi,  ka uruar stafin akademik të Fakultetit Juridik , për përmbylljen me sukses të vitit akademik 2016/2017.

Në ndërkohë, në takim është biseduar  në përgjithësi rreth mbarëvajtjes së procesit mësimor,  punës, sfidave dhe të arriturave me të cilët janë përballuar gjatë punës mësimore. Po ashtu është theksuar se është shumë me rëndësi  bashkëpunimi me qëllim që procesi i ngritjes së cilësisë të jetë në nivelin e kënaqshëm.

Rektori Bajram Kosumi njëherësh ka kërkuar që  të jenë të angazhuar edhe gjatë procesit të pranimit të studentëve të rinj për vitin akademik 2017/2018.