Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, Bajram Kosumi , ka pritur në takim kryesinë e Parlamentit të Studentëve të UKZ-së , të prirur nga kryetari i tyre Adrian Bajrami.
Gjatë këtij takimi, Rektori Kosumi bashkëbisedoi me studentët lidhur me progresin që është bërë së fundi në UKZ, teksa kërkoi nga ata që të jenë sa më kritikë por edhe objektivë në punën e tyre.
Rektor theksoi gatishmërinë e menaxhmentit për të bashkëpunuar ngushtë me Parlamentin Studentor, që së bashku me strukturat e tjera të Universitetit, të shtyjnë përpara procese në të mirë të cilësisë dhe funksionimit të këtij institucioni.
Ai ka thënë se do të punojmë shumë më shumë për ngritjen e cilësisë në arsim më qëllim që studentët e Universitetit “Kadri Zeka” të jenë konkurrentë në dije me universitetet evropiane. Rektori Kosumi ka shtuar se UKZ gjithmonë do të jetë në shërbim të interesave të studentëve.
Kryetari i Parlamentit Studentor Adrian Bajrami falënderoi Rektorin Bajram Kosumi për përkrahjen dhe për mundësitë që po krijon për studentët. Ai tha se si Parlament studentor do të jemi gjithnjë partner dhe do të kontribuojmë për ngritjen e cilësisë në universitet.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan