Rektori Prof. Dr. Bajram Kosumi së bashku me prorektorët ka pritur në një takim Klubin e Studentëve të IT në Universitetin Publik “Kadri Zeka në Gjilan.
Rektori Kosumi ka thënë se ndjehet i lumtur për themelimin e këtij Klubi dhe njëherësh që përpos mësimit studentët që janë pjesë e këtij klubi dinë të krijojnë edhe diçka të re. Sipas Rektorit, tani për tani përpos konkurrencës në mësim tregu e do edhe garën në ide.
Rektori prof.. Dr. Bajram Kosumi, ka inkurajuar studentët që të punojnë në digjitalizimin dhe përhapjen e kulturës së Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan.
Nga ana e tyre studentët e Klubit të IT kanë falënderuar menaxhmentin për pritjen dhe njëkohësisht tanë kanë prezantuar aktivitete të cilat i kanë realizuar dhe ato të cilat janë në realizim e sipër.
Klubi i IT është themeluar këtë vit dhe përbën në vetë studentë të të gjitha programeve studimore të UKZ- e që ka për qëllim, avancimi sa më adekuat të studentëve për tregun e punës, për të fuqizuar udhëheqësit e së nesërmes dhe për të ofruar zgjidhje për problemet e teknologjisë aktuale në vend me metoda të reja dhe më efektive.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan