Rektori Kosumi ka pritur në takim ish Ambasadorin Kiçmari

15 Mars, 2019

Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, Bajram Kosumi, ka pritur në një takim Ish Ambasadorin e  Republikës së Kosovë në Austri e Australi, Sabri Kiçmari.

Rektori Kosumi ka njoftuar  Ish Ambasadorin Kiçmari rreth punës dhe aktiviteteve në UKZ , që nga themelimi e deri më tani.

Ndërsa, Ish Ambasadori Kiçmari falënderoj Rektorin Kosumi për pritjen derisa u shpreh i kënaqur shumë me të arriturat e Universitetit “Kadri Zeka”.