Rektori i USHAF Agron Bajraktari u zgjodh kryesues i Konferencës së Rektorëve

5 Korrik, 2023

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (USHAF), Agron Bajraktari, ka marrë detyrën e kryesuesit të Konferencës së Rektorëve të Universiteteve Publike në Kosovë, ndërsa rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi, do të jetë zëvendëskryesues.

Kryesuesi i KRUPK Agron Bajraktari ka pasuar në këtë pozitë rektorin e Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, Zeqir Hashani.

Kryesuesi i ri,  Agron Bajraktari, tha se do të angazhohet që bashkërisht të avancoj pozitën e universiteteve publike në vend.

Në takimin ku mori pjesë edhe Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Bajram Kosumi,  u diskutua edhe për përgatitjet që kanë të bëjnë me hapjen e konkurseve për pranimin e studentëve në vitin akademik 2023/24.