Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” ka pritur në takim Kryetarin e Shoqatës Kulturore nga Bursa e Turqisë

6 Nëntor, 2023

Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan e ka vizituar Rexhep Gyndyz, Kryetar i Shoqatës Kulturore nga Bursa e Turqisë. Ai me këtë rast ka uruar  Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, për zgjedhjen Rektor në UKZ, derisa ka theksuar se ndihet sikurse në shtëpinë e tij kur qëndron në këtë institucion.

Nga ana e tij rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, e ka falënderuar Rexhep Gyndyz, Kryetar i Shoqatës Kulturore nga Bursa e Turqisë për vizitën dhe për angazhimet e tij të deritashme për të shtuar bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, sidomos në arsim e në ekonomi.

Rektori Dërmaku dhe kryetari Gyndyz kanë bashkëbiseduar për mundësinë e bashkëpunimit mes Universitetit Publik “Kadri Zeka” dhe Shoqatës së Shqiptarëve për Solidaritet dhe Kulturë në Bursa të Turqisë, komuniteti Shqiptar në Turqi dhe Universiteteve të Bursës së Turqisë. Ata shprehen gatishmërinë e lartë që të bashkëpunojnë mes vete duke shfrytëzuar çdo resurs të mundshëm që do të kontribuonte për ngritjen e nivelit akademik dhe arsimor.