Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” ka pritur udhëheqësit e Organizatës Studentore USPE

13 Nëntor, 2015

Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, Bajram Kosumi,  ka pritur në një takim  Egzon Daku, kryetar i organizatës studentore Unioni i Studentëve Pro Europian (USPE), Mehmet Zylfiu, kryetar i USPE-së në Gjilan dhe Mentor Dërvodeli nga USPE.

Përfaqësuesit e USPE-së e kanë njoftuar rektorin e UKZ-së për mënyrën e zhvillimit të aktiviteteve, funksionimit studentor, problemet, sfidat, dhe çështje tjera në interes të studentëve.

Rektori Bajram Kosumi ka thënë se do të mundohet të punojë për përmirësim të cilësisë së studimeve dhe shërbimeve në Universitet, deri sa ka porositur udhëheqësit e Unionit të Studentëve Pro Evropian se duhet të jenë zë i arsyeshëm i studentëve duke mbrojtur të drejtat dhe interesat e tyre në mënyrë të denjë dhe ka lutur ata qe te bashkohen ne sfidën e madhe qe ka arsimi i larte, pra ngritja e cilësisë se studimeve.