Rektori i Universitetit “Kadri Zeka”  ka pritur në takim Kryetarin e Shoqatës Kulturore nga Bursa e Turqisë.

2 Shkurt, 2016

Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan e ka vizituar Rexhep Gyndyz, Kryetar i Shoqatës Kulturore nga Bursa e Turqisë Kosovë – Shkup. Ai me këtë rast ka uruar  Bajram Kosumin, rektor në Universitetin “Kadri Zeka” për postin e ri, duke theksuar se ndihet sikurse në shtëpinë e tij kur qëndron në këtë institucion.

Nga ana e tij rektori i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan Bajram Kosumi, e ka falënderuar Rexhep Gyndyz, Kryetar i Shoqatës Kulturore nga Bursa e Turqisë Kosovë – Shkup për vizitën dhe për angazhimet e tij të deritashme për të shtuar bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, sidomos në arsim e në ekonomi, ndërkohë që e ka informuar edhe për aktivitete, organizimet dhe punën e Universitetit.

Rektori Kosumi dhe kryetari Gyndyz kanë bashkëbiseduar për mundësinë e bashkëpunimit mes Universitetit “Kadri Zeka” , Shoqatës së Shqiptarëve për Solidaritet dhe Kulturë në Bursa të Turqisë, komuniteti Shqiptar në Turqi dhe Universiteteve të Bursës së Turqisë. Ata shprehen gatishmërinë e lartë që të bashkëpunojnë mes vete duke shfrytëzuar çdo resurs të mundshëm që do të kontribuonte për ngritjen e nivelit akademik dhe arsimor.

DSC_0345