Rektori i Universitetit “Kadri Zeka”  ka pritur në një takim anëtarët e Parlamentit Studentor me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Studentëve

17 Nëntor, 2016

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Studentëve Rektori i Universitetit “Kadri Zeka”  Bajram Kosumi së bashku me prorektorët kanë pritur në një takim anëtarët e Parlamentit Studentor të prirur nga kryetari i tyre Mehmet Zylfiu.

Rektori Bajram Kosumi para përfaqësuesve të Parlamentit  Studentor ka shprehur gatishmërinë për mbështetjen e studentëve në të gjitha mënyrat vetëm e vetëm që ata të arrijnë suksese të mëdha.

Ai ka thënë se do të punojmë shumë më shumë për ngritjen e cilësisë  në arsim më qëllim që studentët e Universitetit “Kadri Zeka” të jenë konkurrentë në dije me universitetet  evropiane. Rektori Kosumi ka shtuar se UKZ  gjithmonë do të jetë në shërbim të interesave të studentëve.

Kryetari i Parlamentit Studentor Mehmet Zylfiu falënderoi Rektorin Bajram Kosumi për përkrahjen dhe për mundësitë që po krijon për studentët.  Ai tha se  si Parlament studentor do të jemi gjithnjë partner dhe do të kontribuojmë për ngritjen e cilësisë në universitet.