Rektori i UKZ-së zhvillon takim të rëndësishëm me Ambasadorin e Austrisë në Kosovë

18 Tetor, 2023

Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku ka takuar Ambasadorin Austriak, Georg Schnetzer dhe zëvendës Ambasadoren Austriake në Kosovë, Clarissa Castek.

Gjatë këtij takimi Rektori Dërmaku bisedoi me Ambasadorin  Schnetzer për zhvillimin e UKZ-së, programet studimore, strategjinë, për planet, objektivat e universitetit, për të thelluar bashkëpunimin në programe studimore, shkencore dhe kërkimore në bashkëveprim me Universitetet Austriake.

Rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku shprehu një falënderim ndaj Ambasadorit Austrak Georg Schnetzer , për mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë në sektorin e arsimit në Kosovë, e po ashtu theksoi rolin thelbësor të programit ADA, HERAS, WUS Austria dhe të tjerave, në avancimin dhe në fuqizimin e institucioneve arsimore dhe promovimin e shkëmbimit kulturor e shkencor mes institucioneve të arsimit në vend.

Rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, gjithashtu ka falënderuar shtetin e Austrisë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj shtetit të Kosovës.

Ndër tjerash, Rektori ka ftuar për një vizitë në UKZ Ambasadorin e Austrisë, i cili e ka pranuar me kënaqësi duke shprehur besimin në një bashkëpunim më të ngushtë dhe të frytshëm në të ardhmen.

Ky takim ku morën pjesë edhe anëtarë të tjerë të Shoqatës së Miqësisë Kosovë-Austri, kishte për qëllim avancimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe për të nxitur vullnetin e mirë ndërmjet Austrisë dhe Kosovës.