Rektori i UKZ-së priti takim kryetarin e AAK-së dega në Gjilan

22 Nëntor, 2023

Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka”  Gjilan Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku ka pritur në takim kryetarin e Aleancës për Ardhmëri e Kosovës (AAK), Dega  Gjilan Nazim Gagica i cili ishte i shoqëruar nga anëtarët e kësaj parti nga sektori i Arsimit.

Rektori Porf. Asoc. Dr. Artan Dërmaku pasi ju dëshirojë mirëseardhje, i njoftoi të pranishmit, për punën, aktivitetet, zhvillimet  me theks të veçantë përmendi hartimin e Strategjisë Zhvillimore të UKZ.  Rektori Dërmaku gjatë këtij takimi, po ashtu ka kërkuar ndihmë të plotë nga i gjithë spektri politik në vend, siç ka thënë rektori, “në të mirë të rëndësisë së çuarjes përpara të të gjitha proceseve të zhvillimit të universitetit.

Kurse kryetari i AAK-së dega në Gjilan Nazim Gagica, e ka uruar Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku për marrjen e detyrës rektor i UKZ-së, duke thënë se kjo është përzgjedhje e duhur për një Universitet, sepse siç ka thënë kryetari Gagica,”ju rektor Dermaku jeni një personaliteti me background të dëshmuar profesional, andaj presim ndryshime për të mirë për rajonin e Gjilanit, Luginës dhe më gjer, nga ku gravitojnë studentë për të studiuar në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan”.

Universiteti Publik  “Kadri Zeka” tashmë i ka mundësitë të bëhet institucion arsimor i matshëm me universitetet e vendeve më të zhvilluara, kjo nuk bëhet vetëm e përmes disave, bëhet me angazhimin e të gjithëve dhe me përkushtim, sepse UKZ është në rrugë të mbarë dhe kjo na gëzon të gjithëve, kanë thënë pos tjerash kryesia e AAK-së dega në Gjilan gjatë takimit të mbajtur me Rektorin e UKZ-së Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku.