Rektori i UKZ-së priti në takim ekipin e ORCA-s

10 Tetor, 2023

Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku me bashkëpunëtorë, ka pritur në një takim ekipin e Organizatës për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) udhëhequr nga Drejtori i kësaj organizate, Rron Gjinovci.

Me këtë rast drejtori Rron Gjinovci e ka përgëzuar Porf. Asoc. Dr. Artan Dërmaku për marrjen e detyrës Rektori i UKZ-së.

Nga ana e tij Rektori Dërmaku e ka falënderuar ekipin e ORCA-së për vizitën, derisa i ka njoftuar ata për punën, profilizimin e universitetit, ngritjen e cilësisë së mësimdhënies, zhvillimet dhe aktivitetet tjera në Universitet.

Rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, tregoi gatishmëri për bashkëpunim me ORCA-n, me qëllim të avancimit të cilësisë në Universitet, derisa theksoi se në proces të ngritjes së cilësisë janë duke u bërë disa ndryshime si, digjitalizimi i proceseve administrative dhe akademike, shtimi dhe profilizimi i programeve të studimeve, përmirësimi i infrastrukturës në përgjithësi, e të cilat janë nismat fillestare në dobi të çuarjes përpara të proceseve të zhvillimit të Universitetit.

Po ashtu ekipi i ORCA-s së bashku me menaxhmenti e UKZ-së, vizituan bibliotekën e universitetit, laboratorët, amfiteatrot, sallat e mësimit, për të parë nga afër infrastrukturën e zhvillimit të procesit mësimor.