Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” më bashkëpunëtorë, ka qëndruar për një vizitë në ( LMT ) Ekipi Monitorues i Mbikëqyrjes i KFOR-it turk në Gjilan. Rektori Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi është pritur nga Komandanti i LMT Ilhan Guçlu me bashkëpunëtorët e tij, i cili e ka falënderuar Rektorin për vizitën, kurse nga ana e tij Rektori i ka informuar përfaqësuesit e KFOR-it turk për organizimin, punën, funksionimin e universitetit dhe për bashkëpunimet që Universiteti ynë ka me disa nga Universitet e Turqisë.
Gjatë takimit është biseduar edhe për mundësitë e bashkëpunimit të UKZ-së me KFOR-in.
Rektori Kosumi, ka falënderuar Komandantin Guçlu dhe bashkëpunëtorët e tij për shërbimin e dhënë në KFOR-in Turk në Kosovë, si një institucion i sigurisë në vend, duke thënë se UKZ si Institucion i dijes është i hapur gjithmonë për KFOR-in, por edhe për të gjithë të tjerët që dëshirojnë të bashkëpunojnë e të kontribuojnë pozitivisht këtu.
Ndërsa Komandanti Guçlu, ka thënë se ndjehet i kënaqur me gatishmërinë e bashkëpunimit të Universitetit, duke shtuar se, ne jemi njerëz që vijmë e shkojmë, por miqësia është ajo që mbetet përgjithmonë.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan