Rektori i UKZ-së ka pritur në takim Kryetarin  Komunës së Hanit të Elezit

16 Tetor, 2015

Universitetin e Gjilanit “Kadri Zeka” e ka vizituar kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Refki Suma, i cili është pritur nga rektori Bajram Kosumi. Kryetari Suma e ka uruar rektorin Bajrami për marrjen e detyrës dhe përgjegjësive në menaxhimin e Universitetit, duke thënë se puna e juaj rektor i UKZ-së është frymëzim për të tjerët se si duhet të udhëhiqet, por njëherësh është edhe pasqyrim i angazhimit tuaj të përgjithshëm. Me këtë rast kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Refki Suma, i ka dhuruar rektorit të Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka”, Bajram Kosumi, mirënjohje për mbështetje dhe përkrahje në themelimin e Komunës së Hanit të Elezit, gjatë kohës sa ka qenë Kryeministër i Kosovës.

Nga ana e tij, rektori Bajram Kosumi, ka falënderuar kryetari e komunës së Hanit të Elezit, Refki Suma, për  vizitën dhe ka thënë se është me shumë rëndësi që ne edhe në të ardhmen të vazhdojmë me këto lloj të vizitave, ngase pa vizituar institucionet nuk mund ti  njohim kushtet në të cilat punohet dhe studiohet, përmes të cilave mund të ecim përpara.

RS2   RS3