Rektori i UKZ-së ka pritur në takim Komandantin e KFOR-it nga LMT në Gjilan

18 Tetor, 2023

Ekipi Monitorues i Mbikëqyrjes ( LMT ) i KFOR-it-turk udhëhequr nga Komandanti, Kapiten Çevik KARATAŞ ka qëndruar në  Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, ku është pritur nga Rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku me bashkëpunëtorë.

Në këtë takim  Rektori Dërmaku i ka informuar përfaqësuesit e KFOR-it turk për organizimin, punën dhe funksionimin e universitetit. Ndërkohë gjatë takimit Rektori ka njoftuar Kapitenin  Çevik KARATAŞ, komandant i  Ekipit Monitorues të Mbikëqyrjes ( LMT ), në  KFOR-in turk  për Rajonin e Gjilanit, se Universiteti  Publik  “Kadri Zeka”,  që  nga themelimi i  tij e deri më  tani përpos marrëveshjeve tjera,  ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi edhe me Universitete të  Turqisë, duke shtuar se UKZ është e  hapur edhe për bashkëpunime të  tjera në  fusha të  ndryshme.

Çevik KARATAŞ komandant i  Ekipit Monitorues i Mbikëqyrjes ( LMT ) i KFOR-it turk   për Rajonin e Gjilan e ka uruar Prof. Asoc. Artan Dërmaku për marrjen e detyrës rektor i UKZ-së, derisa ka shpreh interesim rreth proceseve në Universitet, siç është pranimi i studentëve, respektivisht studentëve të komuniteteve jo shqiptare. Lidhur me këtë Rektori ka thënë se Universiteti Publik “Kadri Zeka” është i hapur për të gjithë dhe se ofron kuota të veçanta për pranimin e studentëve për të studiuar si në studimet themelore bachelor e po ashtu edhe ne ato master.

Nga ana e tyre komandanti Çevik KARATAŞ me bashkëpunëtorët e tij premtuan vazhdimin e bashkëpunimit dhe treguan mundësitë e ndihmës për UKZ-në përmes ndërmjetësimit edhe me organizatat e ndryshme të Turqisë, kurse Rektori Dërmaku e ka falënderuar komandantin Karatas për gatishmërinë që KFOR ka për të ndihmuar UKZ-në dhe për  mbështetjen e madhe që KFOR ka në ruajtjen e sigurisë  në Kosovë.