Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka pritur në takim drejtorin e Agjencisë Kundër Korrupsionit Yll Buleshkaj.
Gjatë këtij takimi Rektori Dërmaku e ka njoftuar Drejtorin Buleshkaj për aktivitetet, punën dhe zhvillimin e UKZ-së, derisa nga ana e tij drejtori i AKK-së e ka njoftuar rektorin e UKZ-së për mandatin e ri të Agjencisë dhe nevojën për rritje të vazhdueshme të transparencës dhe për parandalimin e korrupsionit në Kosovë.
Në këtë takim bashkëbiseduesit diskutuan, gjithashtu edhe për rolin e zyrtarëve përgjegjës të angazhuar nëpër institucione me detyrat e deklarimit të pasurisë, parandalimit të konfliktit të interesit dhe mbrojtës së sinjalizuesve. Ata folën edhe për nevojën e hartimit dhe aprovimin e dokumenteve që synojnë parandalimin dhe evitimin e rreziqeve që kanë të bëjnë me integritetin.
Njëherësh gjatë takimit Rektori i UKZ-së Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku dhe Drejtori i AKK-së, Yll Buleshkaj, biseduan që në kuadër të angazhimeve praktike në institucione, të aplikojnë studentët për punë praktike në Agjencinë kundër Korrupsionit, me qëllim që të ndihmojnë AKK-në në procesin e publikimit të regjistrave të pasurisë dhe fushat tjera të fushëveprimit të AKK-së.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan