Rektori i UKZ-së Artan Dërmaku priti në takim kryetarin e Shoqatës së Miqësisë Kosovë-Austri Arsim Vranovci

20 Nëntor, 2023

Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku ka pritur në takim pune kryetarin e Shoqatës së Miqësisë Kosovë-Austri Arsim Vranovci me bashkëpunëtorë.

Rektori Dermaku e njoftoi kryetarin Vranovci me të arriturat e Universitetit, planet për zhvillim dhe profilizim të  UKZ-së, por edhe për sfidat që ka ky Universitet.

Gjithashtu Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan Pro. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, e falënderoi  kryetarin e Shoqatës së Miqësisë Kosovë-Austri Arsim Vranovci për ndihmën që ka dhëne për Universitetin në periudha të ndryshme, e sidomos me rastin e angazhimit të tij personal në dhënien e çmimit  nga UKZ, Doctor Honoris Causa për Eurodeputetin Lukas Mandl, por edhe për angazhimin e tij të pareshtur në vënien e kontakteve me Universitetet  dhe shoqërinë Austriake.

Kryetari Vranovci pasi falënderoi për pritjen, e siguroi Rektorin Dërmaku që edhe në të ardhmen do të jetë zëri i Universitetit në të gjitha aspektet, e sidomos si pjesë e Bordit Këshillëdhënës.