Rektori Bajram Kosumi takon deputetin Xhevat Ademi

16 Tetor, 2015

Rektori i Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka”, Prof. Asoc.Dr. Bajram Kosumi, ka pritur në një takim Xhevat Ademi, deputet në Parlamentin e Maqedonisë dhe Fehari Ramadani, profesor në Universitetin Shtetëror të Tetovës. Me këtë rast rektori Kosumi ka falënderuar mysafirët për vizitën dhe ka thënë se që nga fillimi  është përqendruar në ngritjen e cilësisë së studimeve dhe krijimin e kushteve sa më të mira për studentët. Ai po ashtu ka thënë se në të ardhmen do të punojmë për një universitet të moderuar dhe të reformuar në përputhje me të gjitha standardet evropiane.

Ndërsa, Xhevat Ademi, deputet në Parlamentin e Maqedonisë, pasi ka uruar rektorin Bajram Kosumi, për marrjen e detyrës së re, i ka dëshiruar suksese në punë e tij, duke u shprehur se do ta përkrahin zhvillimin e Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka”, në të gjitha segmentet.

XHA2  XHA3