Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, ka pritur në takim drejtuesit e Organizatës Studentore “Iniciativa Studentore Kadri Zeka” të udhëhequr nga Arlind Ajvazi si dhe natarët e Këshillit të Fakultetit Juridik të prirur nga kryetarja e Këshillit Studentor të këtij fakulteti Betina Rexhepi.
Ata kanë uruar rektorin Dëramku për postin e ri dhe njëherësh janë shprehur të gatshëm për bashkëpunim që ka të bëj me aktivitetet studentore dhe punën e UKZ-së në përgjithësi, duke qenë se sipas tyre, ata ndjehen krenar që studiojnë në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan.
Ndërsa, rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Dëramku, ka falënderuar studentët për vizitën dhe njëherësh i ka siguruar studentët që do të kenë përherë mbështetjen e menaxhmentit të universitetit.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan