Rektori Dërmaku priti në takim Ambasadorin Çobaj

9 Shkurt, 2024

Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, priti në takim ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, Bernard Çobaj.

Gjatë takimit, Rektori Dërmaku dhe Ambasadori Çobaj dëshmun angazhimin e tyre për të kultivuar marrëdhënie të mira dhe të pasura në mes të dy vendeve në sferën akademike dhe kulturore mes Universitetit  dhe institucioneve të arsimit të Malit të Zi. Diskutimet u përqendruan në identifikimin e mundësive për shkëmbim të studentëve dhe të stafit, për zhvillimin e projekteve të përbashkëta në fushën e kërkimit shkencor.