Rektori Dërmaku ka pritur në takim kryetarin Rahimaj dhe kryetarin Aliu

7 Nëntor, 2023

Në Universitetin Publik ”Kadri Zeka” në Gjilan,  kanë qëndruar për një vizitë, Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj dhe Kryetari i Komunës së Shtimes Qemajl Aliu. Ata janë pritur në takim nga Rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, Prorektorët dhe Sekretari i Përgjithshëm, ku Rektori Dërmaku i ka njoftuar udhëheqësit e dy komunave, asaj të Kamenicës dhe komunës së Shtimes  rreth zhvillimeve dhe funksionimit të Universitetit.

Rektori ka thënë se Universiteti Publik ”Kadri Zeka”  do të  krijojë kuadro të përgatitura për tregun e punës, respektivisht kuadro për arsim, ekonomi, administratë, teknologji si dhe fusha të tjera, përmes të cilave Kosova por edhe rajoni do të rrisë aftësitë konkurruese në  nivelin arsimor dhe më gjerë.

Kurse kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rrahimaj dhe ai i Komunës së Shtimes Qemajl Aliu, e kanë uruar  Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, për zgjedhjen Rektor, derisa e kanë siguruar rektorin  se Universiteti Publik “Kadri Zeka”  do të ketë gjithmonë mbështetjen e Komunave që ata udhëheqin. Kryetari Kadri Rahimaj dhe Qemjal Aliu po ashtu kanë thënë se komuna e Kamenicës dhe ajo e Shtimes do të jenë të gatshme të kontribuojnë edhe ne planin strategjik të Universitetit, që konform kësaj edhe nivelin e arsimit profesional të mesëm ta drejtojnë në atë drejtim që do të jenë komplementare me studimet që i ofron Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan.