Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, Bajram Kosumi, ka pritur në një takim kryetarin e Bashkësisë Islame, Sylejman Osmani dhe Agim Hysenin, sekretar në BI. Me këtë rast kryetari Osmani ka uruar rektorin Kosumi për marrjen e obligimeve në drejtimin e institucionit të dijes. Ai tha se resursi kryesor dhe vital për shoqerin tonë janë studentët të cilët njëherësh janë edhe e ardhmja jonë, andaj nën udhëheqjen tuaj rektor i Universitetit “Kadri Zeka” do të realizohet vizioni i MASHT për cilësi në arsim. Rektori Bajram Kosumi ka falënderuar kryetarin e BI, Sylejman Osmani për vizitën dhe ka përgëzuar kreun fetarë për rendin dhe rregullin që po mbizotëron nëpër xhamitë e Gjilanit. Ai tha se Bashkësia Islame ka një rol të veçantë edukues, të cilin duhet shfrytëzuar mirë edhe në aspektin fetar, por edhe në atë kombëtar.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan