Rektori Bajram Kosumi mbajti takimi me stafin akademik të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike

13 Qershor, 2017

Me qëllim të diskutimit rreth mbarëvajtjes së procesit mësimor për vitin akademik 2016/2017, Rektori i Universitetit “Kadri Zeka”, Bajram Kosumi, së bashku me Prorektorin Naim Mustafa, kanë mbajtur takim me stafin akademik të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike. Të pranishëm kanë qenë  Dekani Xhevdet Thaçi, Profesorët Ekrem Halimi, Basri Ahmedi, Artan Dërmaku, ligjëruese Lindita Nebiu dhe asistente Afërdita Ibrahimi.

Rektori Bajram Kosumi pasi ka uruar personelin akademik për përmbylljen me sukses të procesit mësimor, tha se ky vit ishte një vit me plot sfida, por njëherësh edhe vit i suksesshëm si rezultat i punës së përbashkët, një vit i cili ka shënuar përpjekjet tona për ngritjen e cilësisë në vazhdimësi.

Rektori  ka  porositi ata që të jenë të angazhuar edhe në përgatitjet për procesin e pranimit të studentëve të rinj për viti  akademik 2017/2018.