Me qëllim të diskutimit rreth mbarëvajtjes së procesit mësimor për vitin akademik 2016/2017, Rektori i Universitetit “Kadri Zeka”, Bajram Kosumi, së bashku me Prorektorin Naim Mustafa, kanë mbajtur takim me stafin akademik të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike. Të pranishëm kanë qenë Dekani Xhevdet Thaçi, Profesorët Ekrem Halimi, Basri Ahmedi, Artan Dërmaku, ligjëruese Lindita Nebiu dhe asistente Afërdita Ibrahimi.
Rektori Bajram Kosumi pasi ka uruar personelin akademik për përmbylljen me sukses të procesit mësimor, tha se ky vit ishte një vit me plot sfida, por njëherësh edhe vit i suksesshëm si rezultat i punës së përbashkët, një vit i cili ka shënuar përpjekjet tona për ngritjen e cilësisë në vazhdimësi.
Rektori ka porositi ata që të jenë të angazhuar edhe në përgatitjet për procesin e pranimit të studentëve të rinj për viti akademik 2017/2018.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan