Rektori Bajram Kosumi është dekoruar me medalje nga Presidenti Hashim Thaçi

22 Shkurt, 2018

Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka”  në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi  ka pranuar  medaljen presidenciale nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi , në 10-të Vjetorin e Pavarësisë.

President Thaçi e ka dekoruar sot me medaljen presidenciale Rektorin Kosumi,  për kontributin e dhënë për Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës, si pjesë e delegacionit të Kosovës në konferencën e Rambujesë,  për rolin e tij që ka pasur në Ekipin e Unitetit dhe kryerjen e detyrës Kryeministër i Kosovës.

Rektori Bajram Kosumi e ka çmuar  vendimin e presidentit Hashim Thaçi. Ai ka thënë se, brezi të cilit i takon, ka qenë i motivuar pakufishëm për lirinë e Kosovës.

Rektori Kosumi ka thënë se, kjo Medalje me tepër se për mua dhe për gjithë ata që kanë kontribuar për lirinë e Kosovës, është motivim edhe për brezin e ri që ta shpijnë përpara Kosovën.

Kjo është një dëshmi që shqiptari i kënaqet suksesit te shqiptarit, ashtu si po i gëzohemi sot suksesit te çdo shqiptari, ka thënë Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, Bajram Kosumi.