Rektori Artan Dërmaku takoi veteranin e arsimit të shkencave të matematikës Shaip Surdulli

31 Janar, 2024

Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku ka pritur në takim veteranin e arsimit, Doktorin e Shkencave të Matematikës Shaip Surdulli.

Gjatë takimit është diskutuar për aktualitetet dhe të ardhmen e fushës së arsimit, duke theksuar rëndësinë në fushën e matematikës.

Rektori Dërmaku shprehu respektin dhe falënderimin e tij për kontributin e vazhdueshëm të profesorit Shaip Surdulli në shpërndarjen e njohurive matematikore dhe formimin e brezave të rinj. Në këtë kontekst, u theksua edhe nevoja për të përmirësuar infrastrukturën shkencore dhe për të inkurajuar studime të thella në fusha matematikore.

Gjatë bisedës, u tha se transferimi i njohurive dhe përvojës nga veteranët e fushës tek brezat e rinj është shumë i rëndësishëm. Gjithashtu në takim u diskutua mundësia e inkurajimit në hulumtim dhe inovacion në matematikë, duke përmirësuar kushtet për zhvillimin e projekteve shkencore.