Regjistrimi i semestrit dimëror për vitin akademik 2018/2019 në nivelin bachelor

17 Nëntor, 2018

Regjistrimi i semestrit dimëror (I, III, V dhe VII) për vitin akademik 2018/2019 do të bëhet nga data 19 Nëntor 2018 deri më 26. 11 2018.

Kurse studentët të cilët regjistrimin e semestrit e kanë për kusht,  SEMS do të rihapet përsëri për ata të cilët e kanë arritur kushtin.

Studentët e vitit të parë nuk dueht të bëjnë regjistrimin e semestrit, pasi që ata në mometin e fotografimit për ID kartelë në mënyrë automatike regjistrohen.

I ftojmë të gjithë studentët që t`i përgjigjen afatit të rregullt, sepse nuk do të ketë shtyrje të afatit të parashikuar.