Parlamenti Studentor i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, në shënim të javës për fëmijë me nevoja të veçanta, organizoi ligjëratë mbi autizmin dhe ndikimin e tij në shkollë dhe jetën sociale të fëmijës.
Elitë Bardhi, nga Parlamenti Studentor, tha se shënimi i kësaj ngjarje ka për qëllim që të promovojë mirëkuptimin, humanitetin dhe të sensibilizojë opinionin e gjerë për të drejtat që duhet t’i gëzojnë edhe këta persona me nevoja të posaçme, si dhe integrimin e tyre në të gjitha fushat e jetës, si në sferën sociale, arsimore, ekonomike dhe kulturore .
Ndërsa Ema Sallahu koordinatore nga Qendra Pema, u shpreh mirënjohëse për mbështetjen e vazhdueshme nga grupi studentëve për qendrën dhe organizimet në vazhdimësi.
Studentët në këtë organizim ishim mjaft aktiv, derisa kanë shprehur interesimet e tyre rreth gjendjes aktuale për mbështetjen institucionale, mungesës së mësuesve mbështetës apo asistentëve për fëmijët me nevoja të veçanta.
Parlamenti Studentor informoi të pranishmit se së shpejti do organizohen edhe disa aktivitete që kanë për qëllim të ndihmojnë Qendrën Pema.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan